Historiku
Kompania E.T.S shpk u themelua në vitin 2001, me shtrirje te aktivitetit te saj ne gjithë Shqipërinë.
Qëllimi I themelimit te ETS ne Shqipëri kryesisht ka qenë gjetja e alternativave për sigurimin e pa ndërprerë me energji elektrike për korporatat elektro energjetike, institucioneve te ndryshme shtetërore dhe kompanive te shërbimeve publike.
Duke u ballafaquar me një realitet te vështirë ne lidhje me furnizimin me energji elektrike , jo vetëm për institucionet shtetërore por edhe për kompanitë private , industrinë, turizmin, sistemin arsimor dhe popullatën ne përgjithësi, ETS vendosi te invesojë duke ofruar një platformë te gjere ne produkte dhe shërbime me qellim qe ti përgjigjej kërkesave te tregut me cilësi dhe ne një kohe sa me te shkurtër.
Aktiviteti kryesor i ETS ka qene dhe mbetet ne fushën e energjisë elektrike duke përfshirë Tensionin Larte, Tensionin e Mesëm dhe Tensionin e Ulet, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve gjeneruese, pajisjeve te furnizimit dhe shpërndarjes se energjisë elektrike ne industri dhe Telekomunikacion.
Vitet e fundit duke mare parasysh ndryshimet dhe kërkesat e tregut, aktiviteti i kompanisë sonë është zgjeruar dhe ne fushën e sistemeve te telekomunikacionit.
ETS shpk zotëron stafin e nevojshëm inxhiniero-teknik te kualifikuar te gatshëm për te ofruar shërbimet, asistencën e nevojshme teknike dhe zgjidhjen e duhur profesionale ne çdo kohe.